Telegrafi

Beckham konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe t’i falënderoj të gjithë tifozët, anembanë botës që më mbështetën, për mua ata do të thonë shumë”.

“Operimi ishte i suksesshëm dhe do të doja të falënderoj doktor Oravën dhe gjithë stafin mjekësor gjatë qëndrimit tim në Finlandë. Po ndjehem mirë, dhe jam duke u koncentruar për tu rikthyer në mënyrë sa më të fuqishme”, tha i ngazëllyer Beckham. /Telegrafi/