Telegrafi

Beckham kërkohet nga Al Sadd

Anglezi së fundi i dha fund karrierës së tij me Los Angles Galaxy dhe tash është duke menduar stacionin e tij të ardhshëm të karrierës.

Daily Mirror raporton se Al-Sadd do t’i ofrojë ish-yllit të Manchester United para të majme për t’u zhvendosur në Doha ku ai do të mund të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Raul.

Beckham është lidhur me një varg klubesh javëve të fundit, përfshirë skuadrat franceze Paris Saint-Germain dhe Monaco, si dhe disa klube australiane. /Telegrafi/