Telegrafi

Beckham: Dua të bëhem kampion dhe të fitoj trofe

37-vjeçari dëshiron të ketë ndikim te klubi i ri, Paris Saint-Germain, ngjashëm sikurse Paul Scholes e Ryan Giggs te Manchester Unitedi.

“Ndoshta jam në gjendje të krijoj gjëra të mira jashtë fushe, por unë dua që të jem i suksesshëm në fushë. Dua të bëhem kampion dhe të fitoj trofe”.

“Ky ka qenë mentaliteti im gjatë gjithë karrierës. Motivimi asnjëherë nuk ndryshon, nëse një herë e ke motivimin në vete, ai mbetet aty gjatë gjithë jetës”, ka deklaruar Beckham për talkSPORT. /Telegrafi/