Telegrafi

Beckham drejt PSG-së

Skuadra nga kryeqyteti francez, siç raporton Sky Sports, ka arritur marrëveshje me ish-kapitenin e Anglisë, dhe më vonë gjatë ditës do ta zyrtarizojë transferimin e tij.

Beckham është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me skuadrën amerikane Los Angeles Galaxy përfundoi në fund të vitit që lamë prapa.

Ish-mesfushori i Manchester United së fundi është stërvitur me Arsenalin për të ruajtur formën fizike. /Telegrafi/