Telegrafi

Beckham do të kthehet te Milan në janar

Në këtë njoftim thuhet se kuqezinjtë kanë lënë një vend të lirë në skuadër për mesfushorin anglez, pasi që dështuan ta transferonin mesfushorin tetovar Blerim Xhemajli gjatë këtij afati kalimtar.

Beckham aktualisht është lojtar i Los Angeles Galaxy, ndërsa pritet që në ndeshjen e 6 janarit kundër Genoas, ai do të jetë në fushë me fanellën e Milanit.

Ish-kapiteni i Anglisë është detyruar nga trajneri i Tre Luanëve, Fabio Capello, që të luajë në një skuadër evropiane, nëse dëshiron që të përfshihet në ekipin që do ta përfaqësojë Anglinë në Afrikën e Jugut gjatë verës së ardhshme.