Telegrafi

Beckham dëshiron të luajë në Euro 2012

The Sun shkruan se përkundër lëndimit të yllit të LA Galaxy, ai është i entuziazmuar që të vazhdojë të luajë për kombëtaren e tij. Anglia kishte mangësi të theksuara në kreativitet dhe mbajtje të topit, që do të ishin ndryshe me praninë e Beckham.

Nëse ai rikuperohet si duhet, ai dëshiron të kthehet në fushën e blertë për Anglinë ndaj Bullgarisë më 3 shtator, përkundër faktit se disa qarqe angleze e lidhnin atë me postin e përzgjedhësit të Tre Luanëve. /Telegrafi/