Telegrafi

Beckham: Capello ka sjellë vetëbesim në lojën e Anglisë

Beckham ka lavdëruar ndikimin e Capellos që nga arritja e tij në stolin e përzgjedhësit të kombëtares angleze dhe ka thënë se italiani i ka dhënë ‘arrogancë’ ekipit, në prag të Kupës Botërore.

“Ai ka sjellë shumë gjëra. Ka sjellë arrogancë, por në një aspekt të mirë – lojtarët dalin në fushë dhe ata janë të sigurt, ata besojnë se do të fitojnë. Nuk është një arrogancë ku ne mendojmë se do të fitojmë gjithçka, por ai na ka dhënë atë vetëbesim, që është gjëja më e madhe të cilën ndoshta nuk e kemi pasur në të kaluarën”.

“Ai ka sjellë një seriozitet në ekip dhe një profesionalizëm të vërtetë për të cilët kemi pasur nevojë. Ai është një person dhe individ që ju frikëson, ju frikëson në atë mënyrë që ju vërtet i respektoni menaxherët e tillë”, ka thënë Beckham./Telegrafi/