Telegrafi

Beckham beson se Milani mund ta fitojë skudeton

Mbrëmë Beckham u tregua i shkëlqyeshëm në fitoren 5-2 të Milanit ndaj Genoas, fitore kjo që ka rritur shpresat e rosonerëve për të luftuar për skudeto.

“Mendoj se pas pjesës së parë të sezonit gjendja për ne është e mirë, ne jemi në një pozitë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë pasi Inter është një ekip i madh dhe është ekipi të cilin duhet ta arrijmë“, ka thënë Beckham./Telegrafi/