Telegrafi

Beckenbauer: Toni do të rikthehet në Bayern

Toni e ka bërë të qartë se ai dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Olimpico, por kështu nuk dëshirojnë drejtuesit e Bayernit.

“Edhe pse më pëlqen Edin Dzeko, Bayerni nuk ka nevojë edhe për një sulmues të qendrës. Në fakt, kur Toni të rikthehet nga huazimi i tij te Roma, ai do të jetë pjesë e ekipit sërish”.

“Ekipi ka nevojë të forcohet në mbrojtje. Ne pranojmë shumë gola dhe po ashtu kemi nevojë për një portier, duke parë se Hans-Jorg Butt nuk shihet si zgjidhja numër një për të ardhmen tonë”, ka thënë Beckenbauer. /Telegrafi/