Telegrafi

Beckenbauer: Ribery nuk mërzitet për klubin

Francezi gjatë kësaj vere fuqimisht i lidh me një kalim në Real Madrid, ndërsa edhe vetë lojtari pranoi se është i interesuar për diçka të tillë. Por, njeriu i parë i bavarezëve e ka vlerësuar si egoiste sjelljen e Ribery.

“Ribery arriti këtu vetëm për të bërë emër. Ai absolutisht nuk shqetësohet për Bayern Munichun”, ka thënë presidenti i klubit gjerman.

Për shkak të qëndrimit të fuqishëm të Bayernit kundër largimit të tij, u spekulua se verën e ardhshme ai do ta shfrytëzojë pikën 17 të statutit të FIFA-s dhe ta blejë marrëveshjen për një shumë më të vogël dhe të largohet nga Alliaz Arena.

“Atëherë, pse ai ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare nëse ka planifikuar të qëndrojë vetëm tre vite?”, ka shtuar pyetjen Beckenbauer, i cili ka mohuar se klubi dëshiron t’i ofrojë marrëveshje të re francezit me pagë prej 10 milionë funte në vit.