Telegrafi

Beckenbauer: Reali nuk ka para për ta blerë Riberyn

Bavarezët e kanë të vështirë ta mbajnë anësorin francez, i cili ka deklaruar publikisht se dëshiron të kalojë te Mbretërit nga Madridi.

“Nuk mund të paramendoj se Real Madridi ka para për ta angazhuar Franck Riberyn pas të gjithë atyre angazhimeve nga javët e kaluara”, është cituar Beckenbauer nga “Bild”.

Sipas “Bild”, Bayerni ka marrë një ofertë prej 25 milionë eurosh, plus Wesley Sneijderin, Rafael van der Vaartin dhe një lojtar tjetër, për të hequr dorë nga Ribery, mirëpo thuhet se bavarezët kanë refuzuar këtë ofertë.