Telegrafi

Beckenbauer: Më mirë Spanja se Italia

Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer, preferon Spanjën si kundërshtarin e radhës të kampionit të botës, Gjermanisë.

La Roja do të përballet me Italinë, dhe fituesi i këtij takimi do të luajë në çerekfinale kundër Gjermanisë, transmeton Koha.net. Die Mannschaft siguruan kualifikimin në çerekfinale pas fitores prej 3-0 kundër Sllovakisë.

Italia historikisht ka qenë një kundërshtar i papërshtatshëm i Gjermanisë, ndërsa ishte pikërisht ajo që e eliminoi në kampionatin e fundit Evropian.

“Komplimente të mëdha për fitoren kundër Sllovakisë. Çerekfinalja do të jetë kundër Spanjës apo Italisë. Spanja është më fleksibile, por do të preferoja t’i kem ata si kundërshtarë”.

“Italia na ka eliminuar shumë shpesh, pa qenë ekip më i mirë se ne. Megjithatë, s’ka rëndësi se kush është, ne nuk duhet të kemi frikë”, ka thënë Beckenbauer për Bild.