Telegrafi

Beckenbauer ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, Beckenbauer ishte aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në atë kohë, e gravuan emrin e tij si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit.

Jo shumë persona mund ta dinë por, Beckenbauer shumë vite më parë ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

Këtë çmim për legjendën gjermane e kishte ndarë presidenti i atëherëshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një ceremoni zyrtare të mbajtur më datë 4 mars 2011.

Ky çmim i ishte dhënë Beckenbauerit për kontributin e madh që ai kishte dhënë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA./Telegrafi/