Telegrafi

”Bechtel & Enka” shkon në Serbi

Konsorciumi amerikano-turk, i cili ka ndërtuar autostradën Zagreb-Split, propozon që puna prej dy miliardë eurosh të startojë që nga dita e parë e gushtit të këtij viti.

E përditshmja beogradase “Blic”, shkruan se ky konsorcium është i interesuar të marrë çfarëdo pune në kuadër të rrjetit të autostradave të Serbisë.Madje, qeverisë serbe ia ka ofruar mundësinë që të sigurojë kredi nga një bankë amerikane, kurse për detaje të tjera të merren vesh përmes negociatave. Kostoja e projektit do të dihej vetëm pas përfundimit të punëve, kur qeverisë i dërgohet “fatura”.

Fillimisht do të nxirrej një çmim orientues për autostradën Beograd –Bolare, që llogaritet se do të jetë së paku dy miliardë euro. Qeveria serbe për një kohë të gjatë është duke negociuar me përfaqësuesit e këtyre dy kompanive.

Ata presin që shumë shpejt të takohen edhe me kryetarin Boris Tadiq dhe përfundimisht të merren vesh për këtë punë.