Një nga thesaret e mineraleve që ka Kosova po zbrazet në bazamentin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila ka nisur të ndërtohet rishtazi, shkruan sot Koha Ditore. Është thesar që ia pretendojnë pronësinë dy subjekte.
Bëhet fjalë për ndërmarrjen e privatizuar Miniera dhe Industria e Magnezit (MIM) “Golesh”, të cilën me një vendim të marrë në fund të gushtit e ka kthyer në administrim Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Kjo me arsyen se blerësi nuk kishte arritur të përmbushte kushtet me të cilat e kishte bërë privatizimin, si për investimet, ashtu edhe për numrin e të punësuarve. Megjithëkëtë, akoma AKP-ja nuk është pronari faktik. /Telegrafi/