Telegrafi

Becekenbaur: Nuk na nevojitet Dzeko

“Edhe pse e vlerësoj lartë Edin Dzekon, neve nuk na nevojitet një sulmues tjetër. Ne kemi shumë sulmues të mirë dhe ka gjasa që Luca Toni të rikthehet gjatë verës”.

“Na duhen përforcime në mbrojtje. Ne pranojmë shumë gola dhe na duhet më shumë cilësi në vijën defensive. Bayernit gjithashtu i nevojitet një portier i ri. Butt ka qenë i mirë këtë sezon, por nuk premton të ardhme”, përfundoi Beckenbauer. /Telegrafi/