Site icon Telegrafi

Bebja që po shokon mjekët: Edhe pse tetë muajshe ajo peshon 17 kilogramë – sikur një fëmijë katërvjeçar (Foto/Video)

Një bebe ka habitur mjekët për faktin se ajo peshon gati 20 kilogramë.

Chahat Kumar ka lindur me peshë trupore mesatare, por filloi të plotësohet në masë të madhe kur i mbushi katër muaj, transmeton Telegrafi.

Edhe pse tani i ka vetëm tetë muaj, ajo peshon plot 17 kilogramë – njëjtë sikurse një katërvjeçar.

“Kur Chahat lindi, ajo ishte një fëmijë normal. Por, me kalimin e muajve filloi të shtonte në masë të madhe peshë”, ka deklaruar Dad Suraj Kumar 23-vjeçe.

Prindërit e saj janë të habitur me faktin se çfarë po i rrit bijës së tyre apetitin për ushqim, dhe kanë fillua të brengosen për shëndetin e Chahatit.

“Para Chahatit, ne e kishim një fjalë i cili vdiq dhe disa vite më vonë lindi Chahati. Tani e kemi fëmijën e vetëm dhe nuk dëshirojmë edhe atë ta humbim. Jam shumë e brengosur për shëndetin e saj”, ka deklaruar nëna e vogëlushes Reena.

21-vjeçarja Reena, është e bindur se Chahat hanë katër herë më shumë sesa një fëmijë normal i moshës së saj.

“Ajo nuk hanë si një fëmijë normal. Ajo gjatë gjithë kohës hanë, dhe në momentin që nuk i japim të ha diçka ajo fillon të qajë. Ajo vazhdimisht kërkon që ta nxjerrim për shëtitje dhe qanë për këtë, por është aq e rëndë sa që nuk po mund ta mbajmë ”, ka shtuar nëna e saj.

Si pasojë e mbipeshës, vogëlushja tani po ka probleme shëndetësore dhe nuk po mund të merr frymë lirshëm e as të flejë. /Telegrafi/

Exit mobile version