Pamje video të një bebeje panda, që mbërthen i dëshpëruar këmbën e kujdestarit të tij në Korenë e Jugut, kanë marrë më shumë se katër milionë shikime në YouTube.
Në klipin e bërë viral, kujdestari e peshon pandën e vogël dhe më pas e vendos atë në tokë, në një kafaz në kopshtin zoologjik Everland, afër Seulit. Por duket se panda gjashtë muajshe, e quajtur Fu Bao, që do të thotë një thesar që jep lumturi, nuk do të ndahet prej tij. Fu Bao, kap këmbën e kujdestarit duke e mbërthyer fort edhe kur ai përpiqet të largohet.
Këlyshi këmbëngulës, përpiqet ta kapë përsëri këmbën e kujdestarit edhe kur ai ia del të çlirohet për një moment. Videoja rreth dy minutëshe tregon kujdestarin që e vendos beben panda pranë një grumbulli me gjethe bambuje, para se të largohet. “E dashuroj atë panda. Ai është shumë i këndshëm”, thotë një përdorues i rrjetit. Një tjetër shton: nuk do të mund ta bëja këtë punë. Do të më pushonin në vend pasi nuk do të mund të bëja gjë tjetër veçse të përkëdhelja pandat. Fu Bao, lindi vitin e kaluar nga një çift pandash gjigande që iu dhuruan Koresë së Jugut nga presidenti kinez Xi Jinping në 2016. /TCh/