Site icon Telegrafi

Bebja më e trashë në botë

Pesha e tij është sa mesatarja e një fëmije gjashtë vjeçar. Ai është lindur në provincën Hunan. Nëna e tij krenare, kinezja Cheng Qingyu, i tha gazetarëve se djali i saj kishte peshë normale kur lindi, por filloi të rritej dhe të trashej falë apetit të tij të madh.

“Çfarëdo që i bie në dorë menjëherë e fut në gojë. Më i lumtur ndihet kur ha diçka. Atëherë vetëm qeshë. Ky është aktiviteti i tij më i dashur”, tha nëna e fëmijës së trashë.

Lei Lei momentalisht gjendet në spital në Yiyang ku i është nënshtruar një kontrolli sepse edhe mjekët edhe nëna dëshirojnë të zbulojnë nëse ekzistojnë arsye mjekësore për trashjen gati të pandalshme të trupit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version