Site icon Telegrafi

Babai i vdekur nga droga, nëna pa ndjenja nga mbidoza, bebja njëmuajshe në mëshirën e polices! (Foto)

Michelle Burton e ka qetësuar vajzën e vogël, pasi prindërit e saj ishin shtrirë pa ndjenja në shtëpinë e tyre në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

Policja e ka marrë në krah fëmijën e lindur para një muaji, pasi babai saj është gjetur i vdekur në dyshemenë e kuzhinës, kurse nëna qëndronte pa ndjenja në divan, transmeton Telegrafi.

Mësohet se të dy prindërit ishin në këtë gjendje shkaku i përdorimit të tepërt të substancave narkotike.

Fotografia ku Burton shihet me vogëlushen, është shpërndarë në rrjete sociale, duke marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.

“Si një nënë që jam, nuk mund të mos e merrja në krah e ta qetësoja. Uroj që ajo e ka së paku një prind të gjallë dhe të ketë jetë të mirë”, ka thënë policja lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

 

Exit mobile version