Site icon Telegrafi

Bebja e lindur nga pacientja e sëmurë me coronavirus, nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes

Hulumtuesit e universitetit Jiatong në Shaanxi të Kinës, kane gjetur se bebja e lindur nga pacientja e sëmurë me coronavirus, nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes respiratore.

Ata hodhën poshtë mundësinë, se kjo sëmundje ngjitëse, mund të bartet derisa bebja është ende në mitrën e nënës, e cila është e infektuar, transmeton Telegrafi.

Pasi rezultatet dolën negative, punonjësit shëndetësorë të veshur me uniforma speciale, e morën fëmijën e porsalindur dhe e dërguan te familjarët, ndërsa e ëma është duke u trajtuar në spital.

Megjithëse ky rast, tregon se sëmundja nuk bartet nga shtatzëna te fëmija që ende nuk ka lindur, shkencëtarët mbesin të ndarë, se ka mundësi që të bartet.

Që kur sëmundja e quajtur si COVID-19, shpërtheu gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, janë infektuar vetëm një numër shumë i vogël i fëmijëve të vegjël.

Sëmundja coronavirus, që deri më tani i ka infektuar mbi 66 mijë njerëz, është aq e rrezikshme sa që nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë vdekjen e të sëmurit brenda 30 orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version