Telegrafi

‘Bebet e Pasura të Instagramit’: Prindërit i shfaqin fëmijët, me gjërat më të shtrenjta që paraja mund t’i blejë (Foto)

Prej se u lansua llogaria e parë e ‘Fëmijëve të Pasur të Instagramit’, shumë njerëz u munduan të vishen me rrobe të shtrenjta dhe të pozojnë nëpër ambiente luksoze, sikur të jenë pjesë e klubit shumë të dëshiruar.

Por, ata janë shumë larg ‘Bebeve të Pasura’ të cilët prindërit i llastojnë, duke u ofruar gjërat më të mirë që paraja mund t’i blejë, transmeton Telegrafi.

Kjo llogari në Instagram, është shfrytëzuar nga prindërit që me krenari i shfaqën të vegjlit e tyre, teksa mbajnë shuma të mëdha të parave, bëhen gati të fluturojnë me helikopter, apo kanë veshje shumë të shtrenjta.

Madje, njëri ka edhe veturën  vet të vogël, që i përngjanë Mercedes G Wagon e cila kushton mbi 150 mijë euro. Një tjetër, thuhet të jetë shumë ‘i zënë’, pasi po bëhej gati të fluturonte me helikopter nga Monako.

“Ajo e di se nëna saj i ka të gjitha… andaj është krenare me të”, shkruan përbri një fotografie, ku një vogëlushe po hante mëngjesin në dhomën e një hoteli luksoz në Dubai. /Telegrafi/