Telegrafi

Bebet do të duhej të flinin në shpinë

Pediatrit gjithashtu këshillojnë që gjatë ditës fëmijës duhet ndërruar pozitën, që të vendoset anash, në mënyrë që koka t’i marrë formë të drejtë.

Pediatrit amerikanë konsiderojnë që bebet kur janë zgjuar, një kohë duhet ta kalojnë të shtrira në stomak, mirëpo vetëm nën kujdesin e të rriturve.

Vendosja e bebes në bark, që më parë ka qenë rregull, tani shmanget për shkak të zhvillimit të drejtë të këmbëve. /Telegrafi/