Telegrafi

Bebet do të donin të shëtisnin me këtë! (Foto)

Me ndriçuesit dhe pjesën e qelqtë që ndalon dritat UV, kjo karrocë duket më shumë si fluturake.

Disejneri Kim Hyenseok, ka vënë po ashtu një xhiroskop të veçantë në mes të rrotave dhe pjesës ku shtrihet fëmija, në mënyrë që të eliminohen të gjitha tundimet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga “Strollever”, që pritet të futet së shpejti në prodhim. /Telegrafi/