Telegrafi

Beben që qante gjatë operacionit, mjekja e qetësoi duke i dhënë gji

Foshnja njëmuajshe, e njohur vetëm si Wei Wei ishte në mes të operacionit, që po zhvillohej në një spital në Guangdong të Kinës, transmeton Telegrafi.

Meqenëse, vajza nuk ndalonte së qari, mjekja Li Baoxia që ishte ende në fazën e gjidhënies, e ka kapur në krah dhe ka filluar ta ushqejë.

Pak çaste më vonë, vogëlushja është qetësuar dhe mjekët kanë vazhduan operimin.

Ajo tash është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po e merr veten. /Telegrafi/