Jennifer Talbot nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, që e bleu një bebe nga një nënë adoleshente në Manila të Filipineve, është kapur teksa tentoi ta transportonte ilegalisht duke e mbajtur në krah.
Gruaja 42-vjeçare kishte kontaktuar nëpërmjet internetit me nënën e fëmijës dhe shkoi ta merrte fëmijës që kishte lindur para gjashtë dite, mirëpo në mënyrë ta paligjshme dhe pa ndjekur asnjë procedurë për adoptim, transmeton Telegrafi.
Stafi e ndaluan atë dhe i kërkuan dokumentet e fëmijës derisa ajo nuk kishte se çfarë të tregonte, andaj e ndaluan për ta marrë në pyetje.
Kur doli para gjykatësit, ajo mbajti kokën ulur dhe vetëm fshinte lotët, ndërsa mbrohej në heshtje derisa i lexoheshin akuzat për transport ilegal.
Mbi të rëndon dënimi për kidnapim dhe trafik me njerëz, ndërsa mund të akuzohet edhe për mbajtje në kushte të rënda të një fëmije. /Telegrafi/