Telegrafi

Bebe Rexha thotë se ka adoptuar një ‘bebe’ të vogël, kërkon mendimin e fansave për emrin (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shumë e pëlqyer nga publiku, kjo është dhe arsyeja që numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Për të qenë sa më afër fansave, Bebe kujdeset që të publikojë çdo ditë fotografi dhe postime interesante në SnapChat dhe Instagram.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet me një kotele të vogël të zezë, e cila mesa duket tani do të jetojë pranë këngëtares së famshme.

“Unë sapo e adoptova këtë ‘bebe’ të vogël të bukur. Çfarë emri propozoni t’i vë?”, shkruan këngëtarja duke kërkuar mendimin e fansave. /Telegrafi/