Beba udhëhoqi Shqiponjën drejt fitores së thellë, 38:22, në udhëtim ndaj Pelisterit të Maqedonisë në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Challenge Cup, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kastriotin e udhëhoqi në dy ndeshjet ndaj Hasseltit në kuadër të raundit të dytë të EHF Cup. Por Kastrioti nuk kaloi tutje. Ndeshjen e parë e humbi në shtëpi me rezultatin 32:23, ndërsa të dytën e fitoi në udhëtim 28:27.
Të gjitha këto ndeshje janë të këtij edicioni garues, ndërsa Beba në të gjitha ka shënuar të paktën përgjysmë më tepër gola se realizatorja e dytë më e mirë.
Beba aktualisht llogaritet hendbollistja më e mirë në Kosovë. Është pjesë e Kastriotit të Ferizajt, por ka vendosur të ndihmojë Shqiponjën e Gjakovës në ndeshjet ndërkombëtare.