Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo ke me mijëra ndjekës në Instagram të cilët njoftohen hap pas hapi për më të rejat e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka treguar për befasinë që ka marrë në mëngjesin e sotëm.
Një nga mikeshat e këngëtares e kishte befasuar atë me një tufë të madhe me lule, në mbishkrimin e së cilës e kishte shkruar disa fjalë të sinqerta për miken e saj të mirë,
“Faleminderit, miqësia, pasuria më e çmuar”, ishin fjalët e shkruara në kartolinën pranë tufës me lule.
E mahnitur nga kjo surprizë, Beatrix i kishte fotografuar lulet, duke i hedhur në Instagram, gjersa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Të zgjohesh në këtë mënyrë”, për të treguar që janë të rralla mëngjeset e tilla. /Telegrafi/