Telegrafi

Beatrix Ramosaj ‘ia vjedh’ çmimin Flaka Krelanit (Video)

Këngëtaret e njohura Beatrix Ramosaj dhe Flaka Krelani janë bërë pjesë e edicionit më të ri të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Duket se konkurrimi u ka sjell atyre një afrimitet më madh, pasi shfaqen shpesh herë bashkë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ato kanë drekuar së bashku në një nga restaurantet më të njohur të Tiranës, teksa çdo moment e kanë ndarë me fansat përmes rrjetiti social Instagram.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj: Do ta imitoj Rihannën! (Video)

Më pastaj, ka qenë Beatrix ajo e cila ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqej në dhomën e hotelit të Flakës, në të cilën gjendej edhe kupa e natës së parë, që Krelani e mori në “Your face sounds familiar”.

Ndërkohë, Beatrix në video tregon se ka shkuar në dhomë e koleges dhe i ka ‘vjedhur’ çmimin, pasi nuk ka mundur ta fitojë vet dhe i pëlqen të ‘vjedh çmime”.

Sigurisht që këtë gjë ajo e ka bërë për shaka, përderisa nuk do të merrte asnjëherë çmimin e dikujt, aq më tepër që një trofe të tillë të cilën ka mundësinë ta fitojë në një nga netët në vazhdim. /Telegrafi/