Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Ditën e sotme (e hënë) e ka rezervuar për dikë që e ka shumë të veçantë dhe fjala është për qenushen e saj, Bella.
Ajo e ka uruar për ditëlindjen e gjashtë, ndërkohë që ka shpërndarë momentet më të lumtura me të.
“Urime ditëlindjen për gjithë botën time. Dashuria ime, mikesha më e mirë, personi im. Të dua Bella, je dritë e syve të mi. Gjithmonë në anën time”, u shpreh Ramosaj.
“Për gjashtë vitet dhe për më shumë. Vajza ime. Bella e nënës”.
“Gjashtë vite më parë Bella erdhi në jetën time dhe ma ndryshoi jetën për të mirë. Nuk mund ta imagjinoj veten pa të. Jam shumë me fat”, thekson më tej artistja.
Ramosaj nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/