Telegrafi

Beatrix Ramosaj: Do ta imitoj Rihannën! (Video)

Rihanna dihet se është ikonë e muzikës dhe frymëzim për shumë këngëtarë anembanë botës.

E njëjta gjë vlen edhe për estradën shqiptare, të cliën mundohen ta kopjojnë në detaje.

E së fundmi Beatrix Ramosaj ka pranuar publikisht se do të performojë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” njëjtë si Rihanna, transmeton Telegrafi.

“Gjendja ime shpirtërore për pjesën tjetër të mbetur të javës është Rihanna. Do të performoj njëjtë si ajo në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Në paraqitjen e parë në këtë spektakël, Ramosaj ka imituar këngëtaren amerikane Britney Spears.

Kujtojmë se Beatrix ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por besohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/