Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ditë më parë nisi pushimet me nënë e saj, Antigonën.
Ato zgjedhën Turqinë për të kaluar kohë së bashku si nënë e bijë, ndërsa nuk munguan edhe postimet e ndryshme në rrjetet sociale.
Beatrix u shfaq joshëse në disa imazhe të ndryshme që realizoni ku shihej e veshur me bikini duke vënë në pah format e saj trupore.
Por, ajo që mor vëmendje ishin një palë rroba banjë njëpjesëshe që Beatrix kishte zgjedhur të vishte, e që ishin ta ngjashme me ato të yllit botëror të muzikës, Jennifer Lopez.
Derisa ato të këngëtares shqiptare ishin me ngjyrë ari dhe prerje të tejdukshme, artistja latine pozoi me një palë me ngjyrë të bardhë.
Kjo nuk është hera e parë që vajzat e famshme në vendin tonë shihen me veshje identike me ato të yjeve botërore, duke dëshmuar se janë në hap me trendët e reja të veshjeve.
Ndryshe, theksojmë që pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Beatrix ka vazhduar me lansimin e projekteve të reja muzikore.
“Vonë” mban titullin kënga e saj e fundit që u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/