Beatrix Ramosaj para tre dite ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me të vëllanë, Albanin.
“Get high”, titullohet kënga e parë e dyshes në duet dhe është shoqëruar me një video të veçantë.
Por, së fundi bukuroshja duket se dikush e ka bërë nervoz dhe e ka shtyrë të reagojë përmes rrjeteteve sociale.
Vetëm pak orë më parë ajo ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale, me anë të të cilave ka dashur t’i përcjellë një mesazh dikujt.
“Është qesharake se si sillesh mirë para fytyrës time, është gallatë se si flet pas shpinës time, dhe është jashtëzakonisht komike që mendon se nuk e kam vënë re”, tha ajo.
“Unë mund të mos them asgjë, por i shoh të gjitha. Vetëm sepse hiqem sikur nuk ka asgjë nuk do të thotë se jam budallaqe. Me mua nuk luan njeri, unë luaj”, shtoi bukuroshja.
Unë mbyll gojën dhe mbaj veshët hapur”, ka shkruar ylli shqiptar në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, kënga e fundit e zeshkanes deri më tani është shikuar rreth 30 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/