Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj i rikthehet sërish temës për Donaldin dhe Big Brother VIP: Nuk e shoh si zhgënjim, më ka bërë të vlerësoj veten më shumë se gjithçka

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në Big Brother VIP, por edhe pas përfundimit të formatit.

Kjo për shkak të marrëdhënies me aktorin Donald Veshaj, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një edicion të verës në Prive, ku ka zbuluar të pathëna të shumta rreth jetës private.

Foto: Screenshot/YouTube

Pavarësisht se e ka mohuar disa herë, bukuroshja nga Kosova e ka pranuar së fundmi faktin se tekstet e këngëve që ka publikuar i përshtaten historisë sa saj.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha këngëtarja.

Lexo po ashtu Reagimi i Beatrix Ramosajt kur pyetet për ribashkimin e Donaldit me Bora Zemanin

E pyetur më tej nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV, ajo tha: “Me veten kam qenë në rregull në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vuajtur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”.

Ramosaj gjithashtu tregoi nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në këtë program.

“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperiencë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”.

Pas ndarjes nga Beatrix, u përfol që Donaldi është kthyer sërish me Bora Zemanin. /Telegrafi/

Exit mobile version