Telegrafi

Beatrix Ramosaj në shoqëri të grimerit të Kylie Jennerit, Ariel Tejada (Foto)

Grimeri i të famshmes Kylie Jenner po vazhdon të qëndrojë në shtetin e Kosovës.

Ai sot është shoqëruar nga këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj, teksa janë parë në një kafiteri në Prishtinë.

Duket se Ramosaj po e kryen rolin e ciceronit pasi që po ia ‘zbulon’ kryeqytetin kosovar.

Beatrix Ramosaj në shoqëri të një prej grimerëve të familjes Kardashian

Por, Ariel Tajeda nuk është mik vetëm i familjes Ramosaj, pasi që më parë e kemi parë edhe në shoqëri të Anxhelina Hadërgjonajt.

Kujtojmë se ai u bë fenomen në rrjetet sociale, duke pasur më shumë se 1.2 milion ndjekës në Instagram.

Ndryshe, ai ditë më parë ka falënderuar edhe Agnesa Hadërgjonajn për ndihmën që i ka dhënë gjatë qëndrimit në Tiranë.

Arielin e kemi parë edhe në shoun televiziv të familjes Kardashin duke e ditur se është edhe grimer edhe i Kim Kardashian. /Telegrafi/