Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj kujtoi se mori lule për dhuratë, por në fakt ishin për nënën e saj (Foto)

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, kjo pasi kohën më të madhe ia marrin edhe studimet.

Megjithatë, ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa edhe vet është mjaft aktive në to, duke postuar vazhdimisht fotografi dhe video të ndryshme për të qenë sa më pranë fansave të saj.

Lexo po ashtu Shikoni si kërcen 'striptiz' Alban Ramosaj (Video)

Së fundmi, Beatrix ka publikuar në aplikacionin Instagram Story një fotografi, në të cilën ka shfaqur një buqetë të madhe me lule, që mesa duket nuk ka qenë e saj.

“Mami im i mori nga disa miq të vërtetë”, shkruan Beatrix. Foto nga: Instagram Sotry

Përmes mbishkrimit të fotos, Beatrix ka sqaruar se ka menduar fillimisht që lulet ishin për të, por më pas ka marrë vesh se ato ishin adresuar për mamanë e saj Antigonën.

Ky postim ka sjellë mjaft të qeshura te fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version