Telegrafi

Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen e 27-të: Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e 27-të.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në Instagram – aty ku numëron mbi 500 mijë ndjekës.

Për të shënuar këtë ditë speciale, ajo ka ndarë disa fotografi të realizuara nga festivali “Netët e Klipit Shqiptar 2021”.

“Është ditëlindja ime e 27-të! Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj që e kam mësuar kuptimin e vërtetë të versionit tim të vallëzimit në shi”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj, fituese e dy çmimeve në ‘Netët e Klipit Shqiptar’

Në spektaklin e lartpërmendur ajo ka fituar dy çmime për: “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”.

Ajo është pjesë e estradës shqiptare prej shumë vitesh dhe deri më tani ka sjell projekte mjaft të suksesshme.

Vitin që lamë pas është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë, ndërsa këtë kohë po vazhdon të jetë tejet e angazhuar dhe aktive. /Telegrafi/