Telegrafi

Beatrix Ramosaj edhe pas mesnatës iu qëndron afër të prekurve nga tërmeti, strehon një familje

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, bashkë me nënën e saj, Antigonën, i kanë qëndruar mbrëmë afër një familjeje të prekur nga tërmeti famëkeq në Durrës.

Ka qenë vet këngëtarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video, ku shihen momente nga ndërmarrja e aksionit humanitar në ndihmë të të prekurve.

Pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe Oriola Marashi, Qendra Rinore në Tiran, Emiljan Meta, Sara Kapo dhe Ketrina Jarazi.

Ata kanë dhuruar gjëra materiale në ndihmë të kësaj familje, e cila është prekur ndjeshëm nga tërmeti.

Përgjatë videos, shihet se këngëtarja Ramosaj ka qenë tejet e emocionuar dhe është përlotur nga gjendja e vështirë e këtyre banorëve.

“Në aksion edhe pas mesnatës, në ndihmë të një familje në Farkë. U munduam që tju sajonim një vend më të sigurt, të ngrohtë e me dashuri të madhe”, ka shkruar Beatrix në Instagram. /Telegrafi/