Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ka përkujtuar të atin, i cili u nda nga kjo jetë rreth 12 vjet më parë.
Artistja i ka bërë një shkrim emocional në InstaStory duke publikuar një fotografi familjare.
“12 vjet pa ty babi. Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë. Sikur të ishte këtu”, ka shkruar ajo.
“Sot, 10 tetor janë bërë 12 vjet që kur humba babanë tim të dashur. Vazhdo të prehesh në paqe babi”, shtoi më tej Ramosaj.
Beatrix e ka shprehur edhe në disa prej intervistave mallin që ka për të atin, meqenëse u largua në një moshë të re.
Ajo është rritur nga e ëma Antigona Ramosaj, e cila vazhdon të qëndroj çdo moment pranë fëmijëve përfshirë këtu edhe këngëtarin Alban Ramosaj. /Telegrafi/