Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj arrin një milion klikime me këngën “Faj”, të cilën ia dedikoi Donaldit

Foto: Top Channel

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë në qendër të vëmendjen që nga hyrja në Big Brother VIP.

Ndonëse rrugëtimi I saj në shtëpinë e famshme përfundoi para pak kohe, ajo po vazhdon të komentohet.

Lidhja e dashurisë që këngëtarja krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, dhe mënyra se si ajo u krijua bëri që ata të përballen me paragjykime.

Foto: Top Channel

Kjo sepse publiku dhe fansat e aktorit e shihini atë me prezantuesen e njohur, Bora Zemani, pasi të dy kishin zhvilluar një takim romantik në ditët e para të spektaklit Big Brother VIP.

Por, kjo nuk e pengoi aktorin që të nis romancën me Beatrix, e cila pas eliminimit qëndroi e heshtur deri në momentin kur publikoi këngën më të re “Faj” dedikuar pikërisht eksperiencës së saj në BB VIP dhe më së shumti partnerit të saj, Donaldit.

Foto: Top Channel

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë që nga lansimi i tij, kënga tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

Përmes kësaj kënge, e cila është shkruar nga këngëtarja dhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, Beatrix tha se tashmë të gjithë mund ta dëgjojnë anën e saj të kësaj historie.

Ndërsa, në anën tjetër Donaldi po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP drejt synimit të finales, që do të mbahet më 18 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version