Telegrafi

Beatrix merr pushim nga muzika

Përveç studimeve, këngëtarja shpreson të punojë më shumë në bagazhin e saj profesional muzikor, dhe kur të rikthehet t’u dëshmojë të gjithëve se ajo është një profesioniste e vërtetë.

“Këtë vit jam maturante në shkollën Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë, ku studioj për kanto. Këtë vit kam menduar t’i përkushtohem më shumë shkollës meqë jam viti i fundit, andaj mendova të bëja një pauzë të vogël në karrierë në mënyrë që më pas të rikthehem me më shumë projekte të reja”.

“Në fakt me rikthimin tim do t’ia tregoj publikut Trixen e vërtetë të talentuar, se njerëzit mendojnë që unë nuk kam zë, por këtë gjë do ua vërtetoj shumë shpejt”, ka thënë Beatrix gjatë një interviste për “Zëri”. /Telegrafi/