Beatrisa Pista Demiri, motra e Elvis Pistës, kandidatit të PDK-së për deputet, të vrarë më 15 qershor 2014, ka folur për motivet e vrasjes së vëllait të saj, në emisionin “Perspektiva” të portalit Rahoveci24.
Beatrisa Pista Demiri u pyet edhe për natyrën e vrasjes së Elvisit dhe nëse familja beson se është vrasje politike, kur dihet se ka pasur spekulime për implikim të partisë ku ka qenë antar Pista.
Ajo nuk e përjashton se është vrasje politike, por nuk e përjashton faktin se mund të jetë shfrytëzuar momenti politik.
Shikoni më poshtë videon nga minuta 9:00 për përgjigjen e plotë në këtë pyetje: