Kandidatja për deputete nga koalicioni PAN, Beatrisa Pista – Demiri, përkundër numrit të konsiderueshëm të votave që ajo mori, nuk arriti që të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.
Beatrisa Pista – Demiri mori 6 mijë vota në zgjedhjet e fundit, duke qenë një nga femrat më të votuara në PDK, por të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Përkundër faktit se nuk ja arriti të zgjedhet si deputete, ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit e saj për besimin.
Ajo falënderoi të gjithë qytetarët, gratë e Krushës, gratë e Rahovecit dhe pensionistët, teksa ka përcjellur edhe një mesazh tek deputetët e zgjedhur, të cilët i ka porositur “që të mos harrojnë se kanë përgjegjësi para qytetarëve dhe se duhet të zgjedhin punën si kryefjalën e tyre”.
Pista – Demiri, që është motra e ish – kandidatit të PDK-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Elvis Pista, i vrarë para tri vitesh, ka thënë se në asnjë moment insistimi i saj për drejtësi për vëllain nuk është ndikuar nga zgjedhjet, por se i vjen keq që nuk arriti të përmbushë rrugën e tij duke u bërë deputete./Telegrafi/