Telegrafi

Beantia rikthehet në Serie A

Raportohet se Juventusi dhe Bayern Munichu kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin maroken, Mehdi Benatia.

La Gazzetta dello Sport raporton se mbrojtësi i Bayernit, Benatia do të bashkohet me Juventusin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Në rast se Juventusi dëshiron ta blejë kartonin e plotë të Benatias, atëherë duhet t’i paguajë kampionit të Gjermanisë 18 milionë euro.

29 vjeçari ishte transferuar te Bayerni më 2014 nga skuadra e Romës për 28 milionë euro, ndërsa vlera e tij ka rënë për shkak të mungesës së minutazhës dhe lëndimeve të shumta.

Raportohet se Benatia ka pranuar edhe zbritje të pagës në mënyrë që të transferohet te kampioni i Italisë.