Telegrafi

Beal dhe Westbrook të pandalshëm, Wizards befasojnë Clippers

Washington Wizards janë rikthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi në NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar në Capital One arena të Washingtonit, Wizards kanë shkaktuar befasi duke e mposhtur Los Angeles Clipppers me dy pikë diferencë, 119:117.

Ka qenë një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, por në fund vendasit fituan me plotë meritë, falë dyshes fantastike Breadley Beal dhe Rusell Westbrook.

Beal e mbylli takimin me 33 pikë, shtatë kërcime e tre asistime duke konfirmuar formën e lartë që po kalon këtë edicion.

Ndërkohë me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Rusell Westbrook me 27 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime.

Kawhi Leonard me 22 pikë ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftoi paraqitja e tij e mirë të marrin fitore.

Për Wizards kjo ishte fitorja e 14 këtë edicion kundër 20 humbjeve, derisa Clippers kanë bilanc prej 24-14 në të mirë të fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 132:125

Washington Wizards – LA Clippers 119:117

New York Knicks – Detroit Pistons 114:104

Indiana Pacers – Denver Nuggets 103:113

Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks 111:112

NO Pelicans – Miami Heat 93:103

San Antonio Spurs – Oklahoma City Thunder 102:107

Phoenix Suns – Golden State Warriors 120:98

Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 123:119