Site icon Telegrafi

Beach Soccer Kosova 2013

Në edicionin dytë të këtij turneu atraktiv, zbavitës dhe garues do të marrin pjesë 16 skuadra nga jeta sportive dhe shoqërore, të cilat pritet të luftojnë për objektivin kryesor, shpërblimin prej 1,000 euro për fituesin dhe 500 euro për finalistin.

Edhe sivjet turneu organizohet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Komunës së Prishtinës si dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, si dhe mbështetet nga kompani të ndryshme publiko-private.

Sistemi i garave do të jetë i ngjashëm me eliminim direkt, ndërsa ndeshjet referohen nga gjyqtarët që janë pjesë e Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës.

Garat do të zhvillohen për dy ditë rresht me datë 10 & 11 gusht në Liqenin e Batllavës, ndërsa ato fillojnë nga ora 12:00.

Turneun do ta shpallin të hapur kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe ai i Komunës së Podujevës Agim Veliu. 

Exit mobile version