Telegrafi

BE të aprovojë marrëveshjen Nokia-Microsoft

Pas aprovimit të marrëveshjes ne do ta shohim Microsoft si pronar të ri të shërbimeve mobile të Nokia, e cila do t’i japë Microsoftit pronësinë e markës Nokia Lumia dhe teknologjinë e telefonave të mençur mobil të Nokia-së.

Çmimi që Microsoft e kishte blerë liderin e dikurshëm botëror mobil, kompaninë Nokia, kishte arritur në 7.2 miliardë dollarë.
Marrëveshja përfshin gjithashtu një kontratë për licencë në mes të dy kompanive për 10 vitet e ardhshme, dhe tani duket se blerja është gati për t’u miratuar edhe nga rregullatorët evropian.

Sipas një raporti të fundit nga Reuters, Microsoft pritet të marrë miratimin e pakushtëzuar nga BE-ja, dhe mbikqyrësit e konkurrencës në BE do të vendosin për marrëveshjen më 4 dhjetor.

Marrëveshja pritet të finalizohet në mes Nokia dhe Microsoft në fillim të vitit 2014, dhe do të jetë interesante për të parë se çfarë ndodh me pajisjet mobile të Nokia-së, përkatësisht linjën e saj Lumia, kur ata janë nën kontrollin e Microsoft.