Zëdhënësja tha se BE po ndjek nga afër zhvillimet dhe theksoi se Shqipëria duhet të fokusohet në agjendën evropiane.
“Këtë e kemi përsëritur shpesh se do të shohim të gjitha aspektet e ndryshme për atë çfarë po ndodhë dhe Miroslav Lajçak do të diskutojë mbi këtë pikë të enjten. Ju e njihni qëndrimin tonë mbi të drejtën e fjalës, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe kjo është një çështje që do t’ua bëjmë shumë të qartë. Më shumë se kaq nuk mund të them gjë për momentin”, tha Kocijancic, e cituar nga Top Channel. /Telegrafi/