Telegrafi

BE, shpejt ndihma për vendet e varfëra

Shpallja e Bashkimi Evropian bëhet më pak se një javë pasi udhëheqësit e G-20 u zotuan t’i rrisin ndihmat për vendet në zhvillim përmes FMN-së.

Në Bruksel, Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, dega ekzekutive BE-së, u tha gazetarëve se ndihma për vendet në zhvillim, të cilën BE-ja është zotuar ta japë tashmë, duhet dhënë me shpjetësi.

Më tepër se 3 miliardë dollarë nga ndihmat do t’u jepet vendeve afrikane, atyre të Paqësorit dhe vendeve të Karaibeve. Rreth një miliardë dollarë do të përdoren për luftën kundër urisë.

Por asnjë prej ndihmave nuk vijnë një fond i ri i krijuar rishtazi. Disa nga organizatat jo-qeveritare fajësuan BE-në që nuk dha më tepër ndihma. Të tjerë po ashtu kritikuan, politikat e tregtisë protektoniste të vendeve evropiane, për të cilat ata thonë se dëmtojnë, ekonomitë e vendeve në zhvillim. BE-ja thotë se shpreson të rrisë nivelet e ndihmave në rreth 7 të dhjetat e një përqindshit të produktit të tij të brendshëm bruto deri në vitin 2015. /woa/